Plagosi policin, 5 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit

Dec 29, 2013 | 17:54
SHPËRNDAJE

Foto Ilustruese
UPDATE- Policia e Durresit ka vendosur nje shume shperblyese per kedo qe do te jape informacione lidhur me vendndodhjen e autorit qe plagosi efektivin e policie, gjate operacionit per kapjen e te kerkuarit. 

Efektivi mbeti i plagosur kur autori i kerkuar per vjedhje iu pergjigj thirrjes se policise me te shtena armesh.

Sipas te dhenave te policise mesohet se ngjarja ndodhi pas mesnate, ne kohen qe oficeri kishte shkuar për kontroll në banesën e Gazmir Markut.

Ai qelloi me armë tip automatik në drejtim të patrullës së policisë, per pasoje mbeti i plagosur oficeri i policisë.

Ai u dergua ne spitalin e Durresit dhe sipas mjekeve, i plagosuri Agron Halilaj është jashtë rrezikut për jetën.  Ai ndodhet ne spital dhe sipas mjekeve ka marre plumba ne krahe.

Autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe policia ka nisur kontrollin per kapjen e tij. Policia ka vendosur edhe nje shperblim prej 5 mije eurosh per keto qe dp te jape informacion per vendndodhjen e autorit, duke garantuar ruatjen e anonimatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura