Po tani çfarë ndodhi? Shakira përballet sërish me probleme ligjore, këngëtarja akuzohet nga…

Sep 27, 2023 | 14:41
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njour Shakira  është përballur sërish me disa probleme ligjore nga prokurorët spanjollë, të cilët kanë akuzuar Shakirën se nuk ka paguar 6.7 milionë euro tatim mbi të ardhurat e saj në vitin 2018. 

“Shakira dyshohet se ka përdorur një kompani offshore për të shmangur pagesën e taksës”, thanë prokurorët e Barcelonës në një deklaratë.

Ylli është njoftuar për akuzat në Miami, ku jeton aktualisht. Gjyqi do të zhvillohet në Barcelonë më 20 nëntor në një çështje të veçantë që varet nga vendi ku ajo ka jetuar mes viteve 2012-14.

Prokurorët në Barcelonë kanë pretenduar se fituesja e “Grammy”-t kaloi më shumë se gjysmën e periudhës 2012-14 në Spanjë dhe për këtë arsye duhej të kishte paguar taksat në vend, edhe pse rezidenca e saj zyrtare ishte në Bahamas. Ata gjithashtu pretendojnë se këngëtarja kolumbiane nuk ka paguar 14.5 milionë euro tatime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura