“Po shijojmë momentet e privatësisë”- S*ks pas BBV dhe plane për fëmijë? Heidi Baçi tregon ç’ndodhi me Romeo Veshajn dhe a do e braktisë aktorin për Italinë

May 29, 2024 | 7:55
SHPËRNDAJE

Heidi Baçi ka treguar se po planifikon të jetojë në Shqipëri për të shijuar lidhjen e saj të dashurisë me aktorin, Romeo Veshaj.

romeo veshaj heidi baci

Ajo ka treguar se pas përfundimit të Big Brother Vip raporti mes tyre është i shkëlqyeshëm, duke theksuar se po jetojnë momentet e privatësisë që i munguan në kamera.

romeoveshaj heidi baci

“Raporti ynë është shkëlqyeshëm, jemi shumë mirë. Po jetojmë më në fund ato momentet tona të privatësisë që na kishin munguar shumë.

Unë duhet ti jap drejtim sepse personi që ka rrënjët në Itali jam unë, tani duhet ti vendos në vijë gjërat, do të spostohem këtej. Avash-avash të dy bashkë do t’ia dalim. Do të vij këtej, absolutisht po. Nuk shoh zgjidhje tjetër, por më pëlqen Shqipëria. Pse jo.

Nuk është diskutuar që të vijë Romeo në Itali, por për momentin është Shqipëria. Do të kisha pasur qejf, do ti them. Ndoshta do të bëjmë pak këtej dhe pak andej në fillim.

Disa ditë pushime do ti marrim, të rrimë larg, vetëm të dalim në rrugë rehat. Kemi nevojë”, tha Heidi Baçi.

heidi baci romeo veshaj1

Pyetjes nëse ka plane për fëmijë, ajo iu përgjigj: “Do ti doja shumë, por dua ta shijojmë pak njëri-tjetrin. Të shijojmë këto momente, pastaj do të shohim.”

romeo-veshaj-heidi-baci-73430954 heidi-dhe-romeo-2 heidi baci1 heidi baci2 heidi baci3 heidi baci4 heidi baci5 heidi baci6 heidi baci7 heidi baci8 heidi baci9 heidi romeo heidi romeo romoe heidi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura