“Po rrezikohen aspiratat e integrimit evropian”/ Përplasjet në Veri, Blinken thirrje krerëve të shtetit: Kosova e Serbia të ulin tensionet!

Jun 1, 2023 | 15:05
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi krerëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të ulin tensionet, duke paralajmëruar se ata po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.

Capture

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, u tha Blinken gazetarëve në Oslo të Norvegjisë.

Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo, Blinken tha se shumë aleatë u shprehën të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që sekretari Blinken ka reaguar për tensionet në pjesën veriore të Kosovës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura