“Po më merrni në qafë”/ Burg mësuesit që puthi nxënësen e mitur, ç’ndodhi sot në gjyq

May 1, 2018 | 10:47
SHPËRNDAJE

“Arrest me burg” ka vendosur sot Gjykata e Sarandës për mësuesin e shkollës së fshatit Kalasë në Delvinë, Neshat Tepelena, i arrestuar pak dite me pare pas akuzave publike qe beri familja e nje vajze te mitur, ish nxenese e tij, e cila thote se eshte ngacmuar seksualisht nga mesuesi.

Avokati i mësuesit tha se arrestimi është i paligjshëm, pasi nuk ka prova.

Sakaq vetë i akuzuari është shprehur në seancë: “Jam i pafajshëm, po më merrni në qafë”.

Mësuesi Neshat Tepelena
Mësuesi Neshat Tepelena

Prokuroria e Sarandes ka ngritur ndaj tij akuzen “kryerja e veprave te turpshme me te mitur”.

Pas publikimit të rastit, banorët e fshatit Kalasë treguan edhe raste të tjera të dyshuara në të shkuarën, një prej të cilëvë në vitin 2003 kishte shkuar deri në zyrën e Arsimit por që u mbull vetëm me një vërejtje për mësuesin Neshat Tepelena.

Një ditë më parë, familjarët e 11-vjeçares thanë se po kërcënohen me jetë dhe presione nga të afërm të 60 vjeçarit tashmë të vënë në pranga. Një nga xhaxhallarët e vajzës tregoi dy raste kërcënimesh sipas tij nga djali dhe kunati i mësuesit të denoncuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura