‘Po e pini ujin në mënyrë të gabuar’, mjeku në Panorama TV zbulon ku qëndron enigma më e madhe në trupin e njeriut

Apr 4, 2023 | 9:20
SHPËRNDAJE

Mjeku Luçiano Bardhi, i ftuar në emisionin Panorama e Mëngjesit, ka deklaruar se shumica e njerëzve e konsumojnë në mënyrë të gabuar ujin duke shkaktuar kështu edhe dëme.

mjeku bardhi

Sipas tij, uji duhet pirë “40 minuta përpara dhe një orë pas buke”.

Uji nuk konsumohet vend e pa vend. Ne nuk dimë as si pimë ujë.

Shumë njerëz, shumica e popullsisë, pinë ujë pa kriter.

Stomaku që ta derdhë ushqimin i duhet minimalisht një orë, nëse konsumohet ujë 10 min para buke ushqimi qendron sipër e uji poshtë. Se është sikur të marrim një enë të hedhim dicka aty e të derdhim ujë, ushqimi do qendrojë sipër dhe kjo pengon tretjen.

40 minuta përpara dhe një orë pas buke duhet konsumuar uji. Gjatë ditës mund të konsumohet. Cdo gjë ka procesin e tij fizio-biologjik e jo sipas kokës sonë, prandaj jemi kaq shumë të sëmurë.

Mund që pas zgjimit të konsumohen dy gota me ujë ama pa hedhur asgjë sipër tyre, se është si kanalizimet që trupi duhet të pastrohet gjatë natës“, tha ai.

I pyetur se cila është enigma më e madhe në trupin e njeriut, mjeku Bardhi tha se “qendron gjithmonë në zorrën e hollë”.

“Një enigmë tjetër që ka shenjë shumë tipike karakteristike me një formë tipike që atë objekt sot e marrin si objekt diturie ose jo të mirë, kjo ndodhet në pjesën e trurit të vogël por do e themi në një emision tjëtër në Panorama TV”, tha mjeku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura