“Plotësuat dëshirën politike të Skënder Gjinushit”/ Deklaratat e Ina Zhupës për Albanologjinë, Kushi: Nuk e çoi në shtëpi, e kanë zgjedhur të ASA-s! Nuk po i hedhim në rrugë studiuesit

Jun 8, 2023 | 11:04
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nga Kuvendi tha se shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike ka ardhur si vendim pasi kjo e fundit ka shkelur ligjin dhe duhet të riorganizohohet.

Capture

“Merrni shkresat që i janë drejtuar me shkresë zyrtare, akademisë që të riorganizohet në përputhje me ligjin por asnjëherë nuk kanë pranuar. Sot akademia është institucion i arsimit të lartë, nuk ka fakultet, student, mësimdhënie.

Ju lutem që në deklarata e mia të më thuash pse i kundërshton, ligji e thotë se nëse nuk ka një student, duhet të mbyllet. Kanë doktorant prej shumë vitesh, nuk po i çojnë me sukses. Ligji e ka të qartë sa duhet të zgjasë doktaratura, nuk po i hedhim në rrugë por po i çojmë në universitete që janë të ngjashme. Asgjë nuk shkrihet, nuk po i zhdukim. Këta 100 studiues do çohen në një nivel të ri, akademia është maja e shkencës dhe është nder për ne që ti kemi akademikët bashkë. Të gjithë argumentet nuk qëndrojnë, nuk bazohen në argument ligjor. Për shkak të shkeljeve u mor vendimi për ta bashkuar, ju thoni i keni bërë nder Gjinushit, sikur ai do e çojë në shpi por atë e zgjodhën ata të ASA-s”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura