Planet për atentat ndaj Albin Kurtit, eksperti i sigurisë: Organizimi është bërë nga shërbimi sekret serb në bashkëpunim me shërbimet ruse

Feb 10, 2024 | 22:56
SHPËRNDAJE

Eksperti i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, ka dhënë detaje të tjera lidhur me planet për një atentat ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

albin kurti

Ibiishi ka deklaruar për RTK se organizimi i tentativës së vrasjes së Kurtit është bërë nga shërbimi sekret serb në bashkëpunim me shërbimet ruse.

Ai ka deklaruar se në shënjestër ishte edhe një opozitar serb, në mënyrë që vëmendja të shpërndahej.

“Ishte një organizim serioz nga BIA serbe në bashkëpunim me Rusin dhe disa ekstremist në Maqedoni që të bëhet grushtet pasi që kryeministri Kurti morri pjesë në takim të partive Socialiste dhe ka pasur tentativa e të vrasjes së një lideri opozitar të Serbisë që të bëhet një sistem jo i fokusuar vetëm në kryeministrin“, tha Ibishi.

Sipas Ibishit, duhet pasur shumë kujdes pasi shërbimet serbe dhe ruse duket që janë vënë në funksion. Ai e quan përpjekjen më serioze të këtyre shërbime, eliminimin e liderëve politikë të Kosovës

Gjatë ditës, Policia e Kosovës nuk ka pranuar të deklarohet në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut deklaroi se gjatë vizitës së kryeministrit Kurtit në Shkup, nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

Në njoftim thuhet se organet e sigurisë, kanë ndërmarrë masat sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të nevojshme.

Ndërkohë, pasi u kthye nga Maqedonia e Veriut, kryeministri Albin Kurti deklaroi se nuk është nderë i rrezikuar, por theksoi se ka shumë kërcënime nga strukturat e Serbisë.

“Unë kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë porsa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me këto partitë socialdemokrate”, tha Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura