Plagosja në Kuçovë/ Fqinji qëlloi 46-vjeçarin 4 herë me pistoletë pas konfliktit të çastit, autori në kërkim

Aug 14, 2022 | 10:10
SHPËRNDAJE

Zbardhet dinamika e plagosjes së 46-vjeçarit Admir Bajo një ditë më parë në Kuçovë. Mësohet se ai është konfliktuar me fqinjin e tij, 36-vjeçarin me iniciale E.R.

armeteshtena

Sipas News24, Bajo kishte shkuar në shtëpinë e 36-vjeçarit ku fillimisht kanë debatuar. Më pas, E.R. nxorri pistoletën dhe e qëlloi dy herë në trup Bajon.

Ky i fundit ka ikur me vrap drejt derës për të dalë, ku 36-vjeçari e qëlloi dhe dy herë të tjera por plumbat nuk e kapën.

Admir Bajo ka ecur disa metra i plagosur dhe më pas është shtrirë në tokë, aty ku u gjet nga kalimtarët e rastit të cilët njoftuan policinë.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri shtetasin A.B., identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.B, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e autorit. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura