Vrasja e Gazmir Markut, Tahiri: Bravo çuna. Drejtesia u bë me forcën e ligjit brenda 48 orëve

Dec 31, 2013 | 13:01
SHPËRNDAJE

Gazmir Marku

DURRES- Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka pershendetur forcat e policise, te cilet nje dite me pare ekzekutuan ne Durres, autorin e plagosjes se policit Agron Halilaj. Ne nje mesazh ne Facebook, Tahiri shprehet se me vrasjen e Gazmir Markut, drejtesia eshte bere me forcen e ligjit.  Tahiri i uron sherim te shpejte policit te plagosur, si dhe nje vit te ri te gezuar per te gjithe.

 

Tahiri e Didi dje gjatë konferencës për shtyp

“Drejtesia u be. Me forcen e ligjit. Agron, sherim te shpejte. Rri i qete miku im, shoket e tu vune drejtesine ne vend. Me forcen e ligjit. Drejtesine qe do vije ti mes plumbave qe te kursyen jeten. Bravo cuna. 48 ore sakrifica qe perfunduan me drejtesine e ligjit.
Komplimente punonjesve te Policise se Durresit, FNSH dhe Repartit Renea per aksionin. Kjo eshte Skuadra e Policise se Shtetit. Gezuar vitin e ri te gjitheve “- shkruan Tahiri ne Facebook.

 Vritet i shumëkërkuari Marku

Vritet gjate nje shkembimi zjarri me policine, Gazmir Marku, autori i plagosjes se policit Agron Halilaj, pak dite me pare. Ai u vra ne mbremje prane nje banese ne zonën e Kënetës. Policia ishte vene ne ndjekje te Markut, qe nga nata e se shtunes, kur ai plagosi me arme efektivin e policise. 

Sipas te dhenave te policise në momentin e aksionit për kapjen e të shumë kërkuarit, Marku kishte në dorë një granatë dhe një kallashnikov dhe qelloi ne drejtim te policise. 

Agron Halilaj, 42 vjeç me gradë nënkomisar mori 2 plumba, ndërsa bashkë me efektivë të tjerë kishin shkuar në shtëpinë e 32-vjeçarit Gazmir Marku, i cili dyshohej se kishte kryer një grabitje disa orë para.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura