Plagosi bashkëshorten për arsye xhelozie, vetëdorëzohet në polici autori

Jun 6, 2023 | 22:50
SHPËRNDAJE

Aleko Myrtollari i cili plagosi bashkëshorten për arsye xhelozie mbrëmjen e të dielës në Korçë, është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në polici.

Lajmi bëhet me dije nga burime për Panorama TV, Myrtollari qëlloi me gërshërë nënën e tre fëmijëve, Manjola Myrtollari në banesën e tyre.

Mësohet se çifti kishin pasur debate për shkaqe xhelozie. Fillimisht e plagosura u dërgua në spitalin e Korçës për ndihmën e parë mjekësore.

Por ditën e sotme gjendja e saj është përkeqësuar edhe ajo është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë mjekësore të specializuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura