Po udhëtonin drejt qytetit të katastrofës natyrore në Libi, autobusi ku ndodhej ekipi i shpëtimit grek përfshihet në aksident! Raportohet për 6 viktima

Sep 18, 2023 | 9:19
SHPËRNDAJE

Përmbytjet me pasoja katastrofike në Libi, jo vetëm kanë marrë jetën e mbi 11300 viktimave deri më tani, por për shkak të kushteve të vështira të kërkimit, në rrezik vendosen herë pas here edhe skuadrat shpëtuese. Së paku tre anëtarë të skuadrës shpëtuese nga Greqia dhe tre anëtarë të një familje nga Libia humbën jetën si pasojë e një përplasje me një automjet tjetër.

Libia - Greqi

Skuadra e shpëtimit po udhëtonin drejt qytetit të përmbytur të Dernës, me autobuz, ku ishte dhe familja në fjalë. Sipas një zyrtari libanez, veç tyre në makinë ishin edhe tetë persona të tjerë të cilët u plagosën rëndë.

Hetimi

Othman Abdeljalil, ministër i Shëndetësisë në administratën që drejton lindjen e vendit, tha në një konferencë për shtyp se në momentin kur ndodhi fatkeqësia, ekipi në fjalë kishte qenë duke udhëtuar nga qyteti lindor i Bengazit. Ndonëse ata raportojnë se numri i viktimave ishte katër, BBC shkruan se në fakt forcat e armatosura të Greqisë raportuan për tre të vdekur dhe dy të zhdukur.

Sipas autoriteteve greke, një autobus me personel mjekësor u përplas me një automjet që lëvizte në drejtim të kundërt dhe raportuan se tre anëtarë të misionit humanitar të Greqisë kishin vdekur dhe dy rezultuan të zhdukur. Ata shtuan se ishte e paqartë se çfarë kishte ndodhur saktësisht dhe se ishte duke e hetuar incidentin në bashkëpunim me Libinë, ndërsa një operacion ishte duke u zhvilluar për riatdhesimin e personelit të tyre.

Një burim diplomatik, mësohet se ka treguar për median greke ‘eKathimerini’ se 16 anëtarë të ekipit ishin shpëtimtarë grekë dhe tre ishin përkthyes. Ata ishin në rrugën e tyre për t’u bashkuar me ekipet tashmë në terren nga vende të tjera, përfshirë Francën dhe Italinë.

Mijëra njerëz u vranë kur dy diga mbi Derna u shkatërruan gjatë një stuhie të fuqishme një javë më parë. OKB thotë se numri i të vdekurve deri më tani është rreth 11 300, ndërsa më shumë se 10 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura