Piolit i buzëqesh fati, Ibrahimoviç gati për sfidën me… Liverpulin

Sep 4, 2021 | 9:12
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimoviç ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi në gju në maj të këtij viti që e detyroi shtatlartin suedez të humbiste Kampionatin Europian me Suedinë dhe fazën përgatitore të verës me Milanin. Por 39-vjeçari e ka hedhur pas dëmtimin dhe prej dy ditësh është stërvitur rregullisht me grupin.

ibrahimovic

Ky është një superlajm për Piolin dhe pas infektimit të Zhirusë me COVID-19 i cili duhet të qëndrojë për 10 ditë në izolim nga pjesa tjetër e skuadrës përpara se t’i nënshtrohet testit të tamponit.

Ndërkohë që francezi lufton me kohën, Zlatani mund të luajë disa minuta dhe në ndeshjen e parë në kampionat pas kthimit nga kombëtaret, ku kuqezinjtë do të përballen me Lacion.

Më pas, suedezi pritet të jetë në fushë ndaj Liverpulit në Ligën e Kampioneve në datën 15 shtator në “Anfield”.

Ky është plani teorik, pavarësisht se te kuqezinjtë nuk duan të nxitojnë duke përshpejtuar rikthimin në fushë të Ibrës për një ndeshje zyrtare.

Lajme mjaft të mira këto për Milanin që në dy ndeshje të Serisë A ka marrë pikë të plota, teksa tani rikthehet edhe lideri i skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura