Pikantet e Tirana-Erzeni/ Trajneri bardheblu, “xixa” në fushë me arbitren Rusta

Feb 12, 2024 | 13:53
SHPËRNDAJE

Tirana është e para që del në nxemje, më pas Erzeni. Emanuela Rusta dhe dy anësorët, ishin të vetmit me mëngë të shkurtra në nxemje.

 

tirana

-Bejzade së bashku me Deliallisin dhe drejtues të Erzenit ndjekin stërvitjen e skuadrës në mes të fushës.

-Redon Mihana në tribunë për ndeshjen e djeshme me Tiranën. Lojtari ka qenë i dëmtuar.

-Jo më shumë se 1700 tifozë të pranishëm në stadium për të ndjekur sfidën mes Tiranës dhe Erzenit. Binin në sy tifozët nga Shijaku të cilët ishin rreth 400 persona.

-Stafi i Kombëtares shqiptare ishte i pranishëm në “Air Albania” për ndjekur sfidën mes dy ekipeve.

-Arbër Abilaliaj dhe Sebino Plaku ishin në stadium për të ndjekur sfidën mes dy skuadrave. Në pjesën e dytë me ta bashkohet edhe Reindaldo Kalari. Kujtojmë që Tirana luan derbin me Partizanin javën e ardhshme.

-Tek Erzeni Sadiki ishte kapiteni i skuadrës. Më parë kapiten ka qenë Peposhi.

-Në sfidën e djeshme, Gledi Mici luante djathtas në vend të Dokës së larguar.

-Sherr mes dy tifozëve në stadium, ndërhyn policia dhe shmang një tjetër sherr masiv.

-Në minutën e 70-të Maliqi kërkon me ngulm zëvendësimin, pasi ka probleme dhe nuk ia del dot të jetë më në fushë.

-Ahmataj proteston për një faull që jep gjyqtarja në dëm të Tiranës, Rusta nuk e vret mendjen. Në pjesën e dytë, pas një vendimi që Ahmataj nuk e pëlqeu ky i fundit hedh bidonin në fushë. Rusta njoftohet, kthehet te pankina ndëshkon me të verdhë Ahmatajn, ndërsa trajneri i Tiranës e pret ndëshkimin me duartrokitje.

-Maliqi përplaset me gjyqtarin e katërt, ndërhyn stafi i Erzenit të qetësojë situatën.

-Abazaj kapet me Osmanllarin te goli i shënuar i Erzenit. Madje, shkelon topin drejt futbollistit të Erzenit, por më pas ndërhyn Rusta dhe këshillon lojtarin e Tiranës.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura