“Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante të ndeshjes Partizani-Egnatia, ku të pranishëm në “Air Albania” ishin 11 mijë tifozë.
* Një nga arbitrat më të mirë të dy dekadave të fundit në vendin tonë, Lorenc Jemini, ishte i pranishëm për të ndjekur finalen. Teksa bëhet gati të hyjë në stadium një tifoz e ndal dhe e thërret: “Ku je o Enea Jorgji”. Jemini me e merr me sportivitet këtë ngatërresë.
* Entoni Tejlor ka kohë të merret edhe me një tifoz në tribunën kryesore, pasi ky i fundit i bërtet fort për një faull të dhënë kundër Partizanit dhe anglezi teksa e dëgjon, i kthehet duke i thënë “Çfarë”, e shoqëruar me veprim me duar, si edhe me një buzëqeshje.
* Në fundin e takimit, disa persona kërkonin që të zbrisnin nga tribuna në fushë, teksa ndeshën para rojet e sigurisë që nuk po i linin të kalonin. Ndërkohë situata agravohet dhe ka edhe përplasje fizike, duke u shtyrë, teksa një person tenton të godasë shefin e “Security”-t përgjegjës në stadium. Më pas, rojet e sigurisë tërhiqen dhe personat zbresin në fushë.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
KRISTI SEJATLLARI- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al