Pësoi krizë epilepsie pasi u zgjua nga gjumi, Lugati u ndihmua nga reperi Stresi! Si është gjendja shëndetësore e banorit të Big Brother Vip Kosova

Jan 18, 2023 | 14:25
SHPËRNDAJE

 

Gjon Karrica është shtruar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

lugati

Këngëtari, i njohur me emrin “Lugati”, ka pësuar krizë epilepsie rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe u dërgua në QKUK.

Mësohet se pas trajtimit mjekësor ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile”, tha një burim për Indeksi Online.

“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile”, reagoi BBVK.

Çfarë i ndodhi këngëtarit:

Lugati pësoi krizë epilepsi pak pasi ishte zgjuar nga gjumi. Gjon Karrica kishte pirë kafen dhe më pas filloi të lante enët në kuzhinë kur humbi ndjenjat.

Ishte reperi Stresi që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i nxjerrë gjuhën pas sulmit epileptik që pësoi Karrica.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura