Pesë qytetarë të infektuar me koronavirus, asnjë person nuk ka humbur jetën

Nov 30, 2022 | 17:28
SHPËRNDAJE

Vetëm pesë qytetarë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa 22 pacientë janë shëruar.

testi covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 99 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Bashkitë:

3 në Tiranë, 2 në Pogradec.

Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,507 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 99

Testime totale 2,008,863
Raste pozitive 332,229
Raste të shëruara 328,507
Raste Aktive 128
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 113
Gjirokastër 8
Fier 2

Korçë. 2
Vlorë 2
Shkodër 1

© Panorama.al

Te lidhura