Pesë mijë euro shpërblim kush jep informacion, policia publikon imazhet e autorit të grabitjes së pikës së këmbimit valutor

Feb 22, 2024 | 21:13
SHPËRNDAJE

Policia ka publikuar foton e autorit të grabitjes të pikës së këmbimit valutor në zonën e Kombinatit në Tiranë.

autori i grabitjes

Po ashtu blutë e kryeqytetit kanë ofruar edhe 5000 euro shpërblim kush jep informacion për identifikimin e autorit.

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet ne njoftimin e policise.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku sipas policisë personi ka qenë i maskuar dhe ka kërcënuar me një pistoletë lodër. Personi, i cili tashmë është në kërkim nga policia ka arritur që të vjedhë një shumë parash.

autori i grabitjes pika e kembimit valutor autori i grabitjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura