“Përtej se çfarë më shikoni jam sportdashës, tifoz futbolli”- Ligji për rikthimin e lojërave të fatit, Xhafaj: Si do mbroni sportin nga trukimi i ndeshjeve

Sep 18, 2023 | 13:54
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka ngritur pikëpyetje se si do të mbrohet sporti nga trukimi i ndeshjeve.

fatmir xhafaj

Teksa në Komisionin për Çështjet Ligjore po diskutohej për rikthimin e lojërave të fatit, Xhafaj u shpreh se kompanitë e licesuara do të sponsorizojnë skuadra dhe shtoi “sa shans ka që me përfshirjen e këtyre kompanive fenomeni i trukimeve të ndeshjeve të rritet akoma më shumë”.

“Përtej se çfarë më shikon kështu unë jam tifoz futbolli, e ndjek, sportdashës, edhe kjo është e drejtë të jem i sinqertë dhe mërzitem shumë kur mendoj se ka gjë të papastër ku shiten e blihen ndeshje, ne e gjykojmë si sportdashës”, shtoi deputeti socialist.

Fatmir Xhafaj: “Pyetja tjetër ka lidhje me futbollin përtej se çfarë më shikon kështu unë jam tifoz futbolli, e ndjek, sportdashës, edhe kjo është e drejtë të jem i sinqertë dhe mërzitem shumë kur mendoj se ka gjë të papastër ku shiten e blihen ndeshje, ne e gjykojmë si sportdashës.

Nuk është fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri, por ndodh në shoqëri shumë më të forta, kjo do të thotë që mjedisi për të ndodhur pak më shumë është më prezent këtu.

Sa shans ka që me përfshirjen e këtyre kompanive fenomeni i trukimeve të ndeshjeve të rritet akoma më shumë, sepse ka interes të drejtpërdrejta shumë më të errëta. Ju thoni se këta lejohen të sponsorizojnë skuadra, ashtu siç ndodh që skuadrat spanjolle e kanë në bluze. Tani që bëhen drejtpërdrejt të interesuar, sa mundësi ka që kjo të bëhet shkak për ta rritur këtë.

Mqs e njihni një risk të tillë, cila do të jetë qasja jonë në këto rrethana për të parandaluar që ta mbrojmë sportin tonë nga një fenomen, sidomos kur futbolli ka hyrë në një fazë të re interesante dhe ka krijuar ndjeshmëri tek qytetarët.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura