Përplasen dy makina ‘kokë më kokë’ në Fier, raportohet për një të lënduar. Pamjet nga vendngjarja

Apr 30, 2024 | 11:50
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pak më parë në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit.

aksident fier

Dy automjete “Tip Nisan” dhe “Wolsvagen “ janë përplasur me njëra – tjetrën fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

aksident fierr

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja drejtuesja femër e mjetit “Wolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura