“Përmbysje demokratike të qeverisë”- Meta zbulon programin për shtatorin dhe një tjetër skandal me Arbitrazhet: I kthyen në biznese, do habiteni javët në vijim…

Aug 5, 2022 | 11:42
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur kryeministrin Edi Rama “një njeri të papërgjegjshëm dhe sadist që bullizon popullin e gazetarët”, teksa tha se “koha e riedukimit dhe mjekimit të detyruar po i vjen, e ka shumë të shpejtë”.

I pyetur nëse shtatori do jetë muaj protestash dhe si do të organizohen ato në bashkëpunim me Sali Berishën, Meta tha:

“Ne jemi në protestë cdo ditë, cdo orë, cdo sekondë dhe jemi në një aksion të ballafaqimit të përditshëm kudo.

I nxisim gjithë qytetarët të reagojnë në mënyrë paqësore dhe demokratike ndaj kësaj qeverisje që ka program shpopullimin e Shqipërisë, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive natyrore, dhe gjithashtu largimin përzënien e të rinjve, forcave krijuese.

Ky është programi ynë, dhe për këtë do bashkëpunoj me të gjithë, me qytetarët shqiptarë e forcat politike që e kanë seriozisht përmbysjen demokratike dhe të shpejtë përpara se vendi të rrokulliset përfundimisht në humnerë”.

Ndër të tjera, Meta ka paralajmëruar se “në javët që vijnë do shikoni dhe do habiteni me shumë çështje”.

Meta ka treguar se një tjetër skandal janë dhe çështjet e Shqipërisë në Arbitrazh.

“Askush nuk di e sa çështje janë në arbitrazh se është biznesi tjetër i ri që shpiku kjo qeveri e jashtëzakonshme e hajdutokracisë dhe arbitrazhet i kthyen në biznese ndërkombëtare”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura