Përleshje mes bandave rivale në Milano, tre shqiptarë plagosen me thikë nga afrikanët. Njëri në gjendje kritike. Si nisi sherri

Jun 4, 2023 | 17:01
SHPËRNDAJE

Përleshje të dhunshme kanë ndodhur në rrugët e Milanos në Itali, ku për pasojë të plagosur kanë mbetur tre shqiptarë, dy 18-vjeçarë dhe një 17 vjeç.

milano

Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e së shtunës, mes bandave rivale, njëra shqiptare dhe tjetra afrikane.

Fillimisht personat u përleshën me grushte dhe shkelma, por më pas dhuna degjeneroi në përdorimin e thikave, ku për pasojë tre shqiptarët u plagosën, ku njëri prej tyre ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autorët, të cilët janë anëtarë të bandës afrikano-veriore janë arratisur, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura