Përleshje fizike brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

Nov 11, 2019 | 17:51
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës njofton se një përleshje fizike ka ndodhur sot në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

policiaaa-600x360

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti duke mos përmendur iniciale apo emra të personave.

Ndryshe sipas informatave të Telegrafit, në këtë rrahje janë të përfshirë Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, si dhe Sekretari i kësaj ministrie Burim Rreci.

Mediat në Kosovë raportojnë se sulmi ka ndodhur për shkak se Krasniqi ka kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve të bëra jashtë vendit, por sekretari nuk ka pranuar. Arian Krasniqi është djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Krasniqi ishte punësuar si këshilltar politik i ministrit në detyrë, Endrit Shala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura