Përjashtimi i deputetëve demokratë nga seancat plenare, Salianji: Proces i paprecedentë, më 11 shkurt do të jemi me qytetarët për të protestuar

Feb 8, 2023 | 13:50
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Ervin Salianji foli për mediat pas seancës në Komisionin e Etikës ku po diskutohej përjashtimi i tij dhe disa deputetëve të tjerë nga Kuvendi për 10 ditë.

salianji32332323-770x402

Salianji u shpreh se procesi është nul dhe e konsideroi si të paprecedentë pasi sipas tij një nga deputetët që ka kërkuar përjashtimin është i përmendur nga gazeta gjermane BILD për lidhje bandat.

Gjithashtu, Salianji u shpreh se më 11 shkurt do të jetë me qytetarët në protestë.

“Kërkesa është depozituar në datë 2 sot jemi në datë 8 prandaj është proces nul, ka ndodhur diçka e paprecedentë janë 11 deputetë të përjashtuar, kërkesa është bërë nga disa deputetë që nuk flasin kurrë në parlament dhe në krye për ironi qëndron një deputet i cili është publikuar nga BILD për lidhjet me bandat, duan të përjashtojnë opozitën këta që kanë larguar 700 mijë njerëz nga vendi por nuk do të arrijnë të na largojnë ne, me 11 shkurt do të jemi me qytetarët për të protestuar dhe do të jemi kudo për të bërë transparencë për megaskandalin e madh të Ramës me McGonigal”, tha Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura