Periudha më e mirë e ditës për të bërë s*ks është mëngjesi, zbuloni arsyet përse dëshira për të kryer marrëdhënie është më e madhe: Ju jep më shumë kënaqësi

Oct 3, 2023 | 11:51
SHPËRNDAJE

Periudha kur njerëzit pëlqejnë të bëjnë seks është krejtësisht subjektive. Megjithatë, fizikisht, seksi në mëngjes është ndoshta më i mirë, pasi në atë kohë të ditës trupi ka nivele më të larta të testosteronit dhe estrogjenit, dy hormonet që ndikojnë në dëshirën seksuale.

cift

Kjo do të thotë se dëshira për seks është më e madhe dhe i gjithë procesi ju jep më shumë kënaqësi partnerëve.

Rritja e hormoneve seksuale të mëngjesit

Nivelet e testosteronit te meshkujt plotësohen gjatë natës dhe për këtë arsye priren të rriten në mëngjes.

Së bashku me nxitjen që jep kortizoli pas zgjimit, krijohet një kombinim që motivon mashkullin për aktivitete të ndryshme fizike, qoftë seks apo ushtrime.

Testosteroni, në veçanti, luan një rol kyç në funksionin seksual të meshkujve, duke kontribuar si në ereksionin ashtu edhe në dëshirën për seks, pasi nivelet e tij të rritura në mëngjes çojnë në rritjen e dëshirës seksuale, eksitimin më të mirë dhe ereksionin më të mirë.

Prandaj, estrogjeni lidhet me dëshirën seksuale tek gratë.

Dhe në këtë rast hormoni është i ngritur në mëngjes, kur vagina ka rritje të qarkullimit të gjakut për shkak të gjumit REM dhe lubrifikimit më të madh.

Kjo do të thotë që femrat ka të ngjarë të zgjohen me trupa tashmë të gatshëm për seks, ndërsa rrjedhja më e madhe e gjakut në klitoris dhe lubrifikimi vaginal mund të nënkuptojnë më shumë ndjeshmëri dhe kënaqësi.

Në mëngjes kemi më shumë energji

Një arsye tjetër që mund ta bëjë më të mirë seksin e mëngjesit është energjia. Në fillim të ditës, rezervat e energjisë së trupit janë plot, çka do të thotë se mashkulli është më vigjilent dhe mund t’i përkushtohet më lehtë seksit.

Për më tepër, shumë njerëz ndihen të rraskapitur në fund të ditës dhe do të duhet më shumë përpjekje për të hyrë në procesin e seksit.

Faktorët psikologjikë e bëjnë seksin në mëngjes më stresues

Për shumë njerëz, megjithatë, mëngjesi është një kohë stresuese për të bërë seks pasi mendojnë për të gjitha gjërat që duhet të bëjnë gjatë ditës.

Ky stres e bën më të vështirë emocionimin, ndaj edhe nëse i përkisni kategorisë së njerëzve që zgjohen dhe… vrapojnë, mëngjesi ndoshta nuk është koha më e mirë për ju.

Nga ana tjetër, pasdite, kur keni bërë të gjithë punën e ditës dhe më në fund mund të pushoni, mund ta keni më të lehtë të shijoni seksin.

Disa njerëz, priren të mos ndihen mirë me veten në mëngjes, sepse shqetësohen për imazhin e fytyrës ose trupit të tyre .

Dhe kjo mund të dëmtojë funksionin seksual, duke e bërë të vështirë eksitimin ose arritjen e orgazmës.

Përfundimi

Koha më e mirë e ditës për të bërë seks ndryshon nga personi në person dhe nga çifti në çift. Edhe pse rritja e hormoneve e bën seksin më të mirë në mëngjes, faktorët psikologjikë vijnë për të kompensuar gjërat për disa.

Sidoqoftë, është diçka që duhet ta eksploroni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura