Përfundon Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, liderët e pranishëm realizojnë foton familjare

Feb 28, 2024 | 13:10
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve. Pas mbylljes së punimeve, liderët e pranishëm në Samit kanë realizuar foton familjare.

Të pranishëm në foton familjare ishin liderët e Evropës Juglindore dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili qëndronte në krahun e majtë të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohe Kreu i Shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani u rreshtua në krah të djathtë të kreut të qeverisë.

Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, qëndronte krah homologut ukrainas Volodymyr Zelensky.

Samiti i nisi punimet rreth orës 11:30 dhe zgjati gati gjysmë orë. Ndërkohë në 13:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë me presidentin Zelensky.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura