Përfundoi në pranga pas hetimeve për masakrën në Don Bokso, ky është 28-vjeçari i arrestuar nga policia. Ja roli i tij dhe lidhja me autorët (FOTO)

Jun 7, 2023 | 16:37
SHPËRNDAJE

Panorama TV ka siguruar foton e Nikoll Sherrnikut, 28-vjeçarit të arrestuar nga policia në lidhje me masakrën e ndodhur në Don Bokso pak muaj më parë.

c4f73588-bc5c-4f1c-b57f-74ba7a25d7ee

Sipas policisë dyshohet se ai kishte sjellë nga Gjermania targat e automjetit tip “BMW” që u përdor nga autorët për të kryer atentatin në lokalin e Fatjon Muratit.

Viktimë e plumbave mbeti banakierja e lokalit, Mimoza Paja. Ndërkohë mjeti u autorëve u gjet i djegur pas ngjarjes.

a589181d-f020-45a4-a1dd-9460aea4aa4d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura