Përfshihet nga flakët stacioni i policisë në Egjipt, të paktën 38 të lënduar nga zjarri! Dyshohet për viktima

Oct 2, 2023 | 11:03
SHPËRNDAJE

Një zjarr i madh ka përfshirë një stacion policie në Egjipt ku kanë mbetur tq paktën 38 të lënduar.

zjarr stacion policie egjipt

Zjarrfikësit arritën të shuajnë flakët në staconin e policisë në Ismailia, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet emde.

Flakët kanë shkaktuar shembjen e pjesëve të selisë së Drejtorisë së Sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit ka dërguar 50 ambulanca dhe dy avionë ushtarakë në vendngjarje, ku të paktën 24 persona po trajtohen për asfiksi dhe dy për djegie.

Dyshohet se numri i personave të plagosur mund të jetë më i lartë dhe se mund të ketë edhe viktima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura