Përfshihet nga flakët pallati në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje për shuarjen e zjarrit

Jan 30, 2023 | 14:33
SHPËRNDAJE

Është përfshirë nga flakët një apartament në katin e gjashtë të një pallati të ri në bulevardin Vlorë-Skelë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

apartamenti ne flake

Gazetari i PANORAMA TV, Toni Nika konfirmon zjarrin teksa shton se arsyeja mendohet të jetë një shkëndijë elektrike që shkaktuar flakët.

Zjarrfikësja dhe policia e Vlorës ndodhen në vendngjarje duke punuar për shuarjen e flakëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura