Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, ndërron jetë 74-vjeçari

Apr 2, 2024 | 18:19
SHPËRNDAJE

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, ndërsa raportohet se një 74 vjeçar ka ndërruar jetë.

zjarrfikese-590x354-1

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në afërsi të sheshit “Omonia” në Vlorë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve, por pa mundur të shpëtojnë të moshuarin.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura