Përfitoi 23 milionë lekë, në pranga ish-kreu i Postës/ Operacioni “Kontrata” zbardh skemën e falsifikimeve në tri bashki

Jul 16, 2021 | 9:49
SHPËRNDAJE

DHORJELA ÇULE/ Ish-drejtori i Postës Shqiptare në Korçë ka përfunduar në pranga bashkë me ish-specialistin e sigurisë, ndërsa në kërkim është shpallur një qytetar.

valt

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur që ndaj 7 punonjësve të tjerë të vendoset masa shtrënguese për të mos lënë vendin. Një hetim i Policisë dhe Prokurorisë së Korçës, që kishte nisur prej tetorit të  vitit të kaluar, është finalizuar me operacionin “Kontrata”, ku është arritur të dokumentohet falsifikimi i dokumenteve dhe shpërdorimi i detyrës për ish-zyrtarë dhe punonjës të Postës në tri bashki në Juglindje të vendit.

Ish-drejtori i degës së Postës në Korçë, Valter Gora dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës së Korçës, Albano Bibo, u arrestuan ndërsa u shpall në kërkim policor një qytetar me inicialet S. M. Sipas të dhënave nga hetimi disamujor, dy të arrestuarit gjatë kohës që kanë qenë në detyrë kanë falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec.

Skema e përdorur ka të bëjë me  pronësinë e këtyre ambienteve, të cilat në fakt ishin  të ish–drejtorit, por që përmes falsifikimit të dokumenteve,  janë kaluar në emër të një per- soni tjetër në mënyrë që të  mund të shmangej konflikti i interesit dhe që të ardhurat t’i përfitonte përsëri Valter Gora, por pa u ekspozuar emri i tij në dokumentacion. Valter Gora kishte 2 ambiente në Pogradec për të lëshuar me qira. Ai bashkë me Sokol M. kishin falsifikuar dokumentet sikur ishte ky i fundit pronari i ambienteve. Përfitimi i tij nga kjo skemë ka qenë 235 milionë lekë të vjetër, të siguruara në formë paradhënieje  nga fondet e institucionit.

Për të realizuar këtë skemë janë dashur ndërhyrje edhe në dokumentacionin e Postës, ku duket se përveç drejtorit dhe specialistit të sigurisë janë përfshirë edhe 7 punonjës.  Ndaj tyre Gjykata ka vendosur masë shtrënguese  “Ndalim i daljes jashtë sh- tetit”, përkatësisht për punonjësen Adriana Koxheri, 59  vjeçe, me detyrë përgjegjëse e  shërbimeve pranë Postës Shqiptare, Korçë; Kamela Myrte,  28 vjeçe, me detyrë llogaritare  e parë; Anila Koroveshi, 53 vjeçe, specialiste shërbimesh; Bardhyl Pane, 66 vjeç, agjent kontrolli; Elona Galo, 34 vjeçe, përgjegjëse pranë Postës Shqiptare Dega Po- gradec; Bledian Çoçka, 45  vjeç, banues në fshatin Podgorie, me detyrë punonjës  shërbimesh pranë Postës Shqiptare Maliq; Ermira Morava, 32 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë.

“Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë shtetasit e mësipërm, duke ushtruar  detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie  ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej  të cilave ish-drejtori V. G. ka  përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte. Në vijim të veprimeve procedurale  është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie  nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të  këtij institucioni”, tha zyrtarisht Policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura