Rama thirrje në kuadër të “Tetorit Rozë”: Gratë dhe vajzat të marrin kohë të kujdesen për veten duke bërë mamografinë

Oct 2, 2023 | 10:58
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar thirrjen për të gjitha gratë dhe vajzat që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë në kuadër të “Tetorit rozë”.

Hands of woman showing breast cancer awareness ribbon. Close-up of a female holding a pink cancer ribbon on World Cancer Day celebrated on 4th February.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se të “gjitha familjet duhet të përkujdesen ndaj nënave, grave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore”.

Postimi i kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES  dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë? për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura