“Për një të nesërme më të mirë”- Presidenti uron besimtarët katolikë për Pashkët: Le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku

Mar 31, 2024 | 9:13
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës.

begaj

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj thotë se në këtë ditë ‘le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë.’

“Për shumë mot Pashkën, të dashur besimtarë katolikë e ungjillorë!

Në këtë ditë të bekuar, le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë.

Gëzuar, dhe qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë”, shkruan Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura