Pena e Repishtit për gjenocidin komunist në Shqipëri

Apr 13, 2024 | 8:49
SHPËRNDAJE

NGA BESIM NDREGJONI besim-ndregjoni

Zoti e bekoftë shqiptarin e madh të shekullit, Sami Repishtin, e familjen e tije!

Fort i nderçëm prof. Repishti!

Në 99-vjetorin e lindjes suaj prof. Sami Repishtit, gjej rastin që ta përsëris se sa me fat kemi qenë si komunitet, ne të mbijetuarit e diktaturës që e kemi pasur dhe e kemi në mesin tonë. Ikonën e qëndresës antikomuniste, bashkëvuajtësin dhe të mbijetuarin e diktaturës, shkrimtarin, publicistin, mbrojtësin e palodhur të Kosovës martire bashkëpunuesin dhe mikun e idealeve dr. Ibrahim Rugovës!

99-vjetori i juaj na gëzon se lutjet tona për praninë tënde, në dy shekuj Zoti na i ka pranuar.

Pena juaj u bë pishtar ndriçimi për gjenocidin komunist në Shqipëri, u bë dritë për shqiptarët e Kosovës të fitonin lirinë.

Zëri i juaj ushtoi në Kongresin amerikan, në mbrojte të shqiptarëve në Ballkan. Personaliteti i juaj atdhetar e kombdashës e nderoi Shkodrën loce që të rriti e të edukoi.

Në vend të urimit, ne bashkëvuajtësit tuaj ndjehemi krenarë e të falënderojmë për kontributin e madh që ka dhënë për kombin shqiptar, për 6000 të zhdukurit e komunizmit, për 36.000 të burgosurit politike për shqiptaret në SHBA, për të drejtat e liritë e njeriut kudo.

Të urojme edhe shëndet e jetë të gjatë, o shqiptar i madh, që lartësove emrin e Nanës Shqipni!

I lutemi të madhit Zot që ta festojmë së bashku 100-vjetorin e lindjes.

Zoti e bekoftë shqiptarin e madh të shekullit, Sami Repishtin, e familjen e tije!

* President i Unionit Mbarëkombëtar Integrimit të të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura