Pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të Martave në Kishën e Shna Ndout, bashkia e Kurbinit del me njoftimin e rëndësishëm

| 15:38
SHPËRNDAJE

maxresdefault-16

Kryetarja e Bashkise së Kurbinit Majlinda Cara ka njoftuar se është pezulluar pelegrinazhi i përvitshëm 13 të Martave drejt Kishës së Shna Ndout.

“Ky ritual do të PEZULLOHET deri në tejkalimin e kësaj situate për të cilën duhet bashkëpunimi dhe kontributi i gjithësecilit prej nesh”, thuhet në njoftim.

Kjo bëhet pas masave të ndërmarra nga autoritetet për kufizimet maksimale të lëvizjeve dhe grumbullimeve të njerëzve si dhe Dekretit të nxjerrë nga Përfaqësia e Kishës Katolike në Shqipëri.

Bashkia e Kurbinit ka nxjerrë këtë njoftim:

Nga data 17 Mars 2020, në kushte normale, do të fillonte pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të Martave drejt Kishës së Shna Ndout. Por, duke parë situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tij, ky ritual do të PEZULLOHET deri në tejkalimin e kësaj situate për të cilën duhet bashkëpunimi dhe kontributi i gjithësecilit prej nesh.

Le të lutemi të gjithë në familjet dhe shtëpitë tona për shëndet e mbarësi, me shpresën dhe besimin se të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë vështirësi me sa më pak dhimbje🙏

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.