FOTOT/ PD: Ja si po e përgatit Ilir Meta skenarin kriminal me strukturat e shtetit dhe banditët

Jun 14, 2015 | 12:35
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka denoncuar sot sërish faktin sipas saj se Rama dhe Meta po zbatojnë në Vorë një skenar kriminal.
Sipas deputetit Keltis Kruja, pjesë e këtij skenari “është dhe inskenimi me metodat e sigurimit të shtetit i ngjarjeve dhe dëshmive të sajuara për të manipuluar opinionin publik”.

Foto e publikuar nga PD

 Ai ka paraqitur një foto, ku duket Bujar Laze nga Skrapari, “shefi i komisariatit të Vorës, në shërbim të kandidatit të Ilir Metës. Ky tjetri këtu është edhe drejtori i AKU, i cili ka spikatur me sulmet ndaj biznesit të kandidatit të Partisë Demokratike. Dhe në sfond, janë si gjithnjë banditët e makinave me xhama të zinj, që vijnë lart e poshtë gjithë ditën e gjithë natën në Vorë”,- theksoi ai në një deklaratë për mediat.

“Ilir Meta kërkon ta kthejë Vorën në një inkubator kriminal të manipulimit të zgjedhjeve. Dhe sërish, megjithëse është përqendruar aty me çdo strukturë shtetërore e kriminale, ai e ka humbjen të sigurt. Fitorja e Fiqiri Ismailit dhe e Partisë Demokratike në këtë Bashki është vetëm një javë larg”,- tha Kruja.

Foto e publikuar nga PD

 

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë të gjithë personat e përfshirë në atë skenar që PD e quan kriminal. Sakaq tha se ka bërë kallëzim penal për shefin e komisariatit të Vorës, i cili sipas Krujës “është kthyer në mashën e Ilir Metës në këtë zonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura