Pasi iu dha drita jeshile në Dhomën e Përfaqësuesve, presidenti Biden thirrje Senatit të votojë menjëherë projektligjin e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

Apr 20, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Senatit që të kalojë sa më shpejt në votim paketën e projektligjeve të miratuara më herët sot nga Dhoma e Përfaqësuesve, në mënyrë që pas miratimit të saj të kalojë për t’u ratifikuar nga presidenti, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

biden

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët miratoi më herët sot një paketë prej 95 miliardë dollarësh të faturave të ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Veprimi i ligjvënësve këtë fundjavë ishte në kontrast me muaj të tërë ngërçi dhe bllokimesh, shkaktuar nga republikanët, të cilët përbëjnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por që janë thellësisht të përçarë rreth ndihmës së huaj, sidomos për Ukrainën ndërsa ajo lufton agresionin rus.

Kryetari Johnson, duke vënë në rrezik postin e tij, u mbështet tek votat e demokratëve këtë javë për të futur në rendin e ditës disa votime për tre projekt-ligje për ndihmat, si edhe një të katërt me disa propozime të tjera për politikën e jashtme

“Ky është moment historik”, tha ligjvënësi nga Nju Jorku, Gregory Meeks, demokrati kryesor në Komisionin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Miratimi nga Dhoma e Përfaqësuesve heq pengesën më të madhe ndaj kërkesës për ndihmën të Presidentit Biden, që fillimisht u bë në tetor kur pajisjet ushtarake të Ukrainës po shkonin drejt fundit.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane, skeptike për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, pati për muaj të tërë mosmarrëveshje për këtë aspekt të projekt-ligjit.

Arritja deri në pikën e votimit ka qenë një rrugë e vështirë për zotin Johnson dhe ky proces ka vënë në provë edhe vendosmërinë e tij edhe mbështetjen për të mes republikanëve, një pjesë e vogël e të cilëve por që po shtohet në numër, po kërkojnë haptazi largimin e tij nga detyra.

Megjithatë, udhëheqësit e kongresit i hodhën votat në një pikë kthese në histori, në një moment kur aleatët e SHBA-së përballen me luftëra dhe kërcënime, nga Evropa në Lindjen e Mesme dhe në Azi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura