Ka përfunduar raundi i bisedimeve mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, përmes një postimi në Tëitter.
Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, Kurti dhe Vuçiç, u takuan dhe diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian (planin franko-gjerman).
Pas përfundimit të këtij raundi bisedimesh, pritet që të ketë një deklaratë për media nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për të dhënë detaje mbi atë se çfarë u arrit në implementimin e këtij plani nga të dy vendet.
Kujtojmë se diskutimet e ditës së sotme kanë zgjatur rreth 12 orë dhe janë zhvilluar 2 pauza mes tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alKosovo/Serbia: High Level meeting of the 🇪🇺 facilitated Dialogue in Ohrid is over. @JosepBorrellF will brief about the outcome shortly. Watch 🎥 live on EbS+ https://t.co/pthDGsCzZh
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 18, 2023S