Pas ndarjes së bujshme, Ledri Vula dhe Sara Hoxha sërish çift? Reperi jep përgjigjen epike: Jam rikthyer…

Jun 11, 2024 | 9:43
SHPËRNDAJE

Reperi Ledri Vula ishte një ndër të ftuarit special që performoi në konkursin “Miss Universe Albania 2024”.

Para fillimit të konkursit, reperi është vënë përballë disa pyetjeve pikante nga gazetarët, ku një ndër to ishte edhe për ish-partneren Sara Hoxha.

“A beson te rikthimet?” ishte një ndër pyetet që iu drejtua Ledrit, i cili duke qeshur u përgjigj: “Unë me 100 probleme jam rikthyer.”

Prej kohësh ish-çifti kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të ndarjes së tyre të bujshme.

Ndonëse në rrjet kanë qarkulluar shumë arsye pse dyshja i kanë dhënë fund lidhjes disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë, Ledri dhe Sara kanë vendosur që heshtin për marrëdhënien e tyre.

Pas ndarjes Sara mori vajzën e tyre, PoemBlu dhe u largua nga shtëpia e prindërve të Ledrit,.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura