Pas kthimit nga Roma me Fatjonin, Xhensila në Kosovë me Fisnikun

Dec 1, 2015 | 11:47
SHPËRNDAJE

Xhensila dhe Fisniku 12250074_413732828826579_5347596367550869398_n

Pasi bëri realitet ëndrrën e saj duke sfiluar si modele për “Forwedding” në Romë, Xhensila Pere e “Big Brother 8” i është rikthyer jetës së saj me udhëtime pranë miqve. Për çudinë e të gjithëve, në Romë udhëtoi me Fatjon Hysenbelliun, edhe pse deklaruan se i kanë dhënë fund lidhjes. Ai i kishte premtuar se do ta shoqëronte në këtë event emocionues për të dhe e bëri.

E pas kthimit nga Roma me Fatjonin, Xhensila ka udhëtuar drejt Pejës (Kosovë) me një tjetër partner shoqërues, të cili po ashtu e ka njohur në “BB8”. Ai është Fisnik Veisllari, me të cilin ka bërë foto duke shëtitur rrugëve të Pejës në mbrëmje. Duket edhe në foto që ka arritur elegancën e dëshiruar pas trajtimeve intensive në qendrat e dobësimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura