Pas dy ftesave të Ramës për Bashën, PS miraton e vetme vendimin për Prokurorin e Përkohshëm. Opozita bojkoton

2
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pavarësisht dy ftesave të kryeministrit Rama drejtuar liderit të opozitës, Lulzim Basha për tu ulur dhe për të gjetur një zgjidhje për Prokurorin e ri të Përgjithshëm,  maxhoranca ka hedhur sot një hap të parë të njëanshëm në këtë drejtim.

Shumica në komisionin e Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e saj një projektvendim, të cilin e lexoi deputeti Bledi Çuçi, për të nisur procedurat për zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshëm të Përgjithshëm, duke qenë se sot i ka përfunduar mandate Adriatik Lallës.

Pas rreth 3 orësh mbledhje dhe debate të shumta, deputetët e PD-së dhe LSI-së u larguan nga mbledhja duke akuzuar shumicën se po zgjedh një Prokuror të Përkohshëm për të kapur këtë institucion dhe për të rregulluar disa dosje korrupsioni të eksponentëve të saj politik.

Nga ana tjetër shumica e argumenton këtë me faktin se Prokuroria kërkon patjetër një drejtues prej ditës së nesërme duke qenë se Llallës i përfundon mandati.

 

komision ligje prokurori

 

DEBATI

Ulsi Manja: Komisioni i Ligjeve sot do të vendosë çeljen e procedurave për miratimin, përcaktimin e prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

Bledi Cuci: Komisioni i ligjeve pasi u njoh me memon e sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, pasi konstatoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është konstituar ende, pasi u njoh me memon e Shërbimit të Monitorimit, pjesë e Kuvendit, vendosi: 1. Miratimin e procedurës së prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. A) komisioni i ligjeve fton prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve që brenda 5 ditëve të depozitojnë një CV të kandidatit. B) menjëherë pas depozitimit të listës, komisioni përgjegjës bën publikimin e saj dhe cakton datën për zhvillimin e seancës. C) pas zhvillimit të seancës komisioni i ligjeve shqyrton dokumentacionin dhe harton raportin për seancën plenare. D) Kuvendi voton për caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Genc Gjonçaj (sekretar i përgjithshëm i Kuvendit): Në asnjë rast ne nuk kemi thënë që kuorumi për zgjedhjen e Prokurorit kërkon 84 vota. Kjo është për tu qartësuar. Ajo që keni në tryezë ka të bëjë vetëm me dy memo: e para ka të bëjë me konstatimin e vakancës së prokurorit të Përgjithshëm. Ne nuk vlerësojmë nëse Prokurori i Përkohshëm duhet të zgjidhet me 84, 71 apo 16 vota. Jeni ju që do orientoni Kuvendin. Memo e dytë ka të bëjë me faktin e moskrijimit të KLP-së.

Enkelejd Alibeaj: Interesi i medieve dhe publikut tregon se diçka e pazakontë po ndodh. Ju po filloni procedurën për të emëruar prokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë. Kjo nuk është tentativë, por është fakt që maxhoranca po kërkon të kapë Prokurorin e Përgjithshëm. Kushdo e kupton këtë. Ju mund të keni probleme personale me Adriatik Llallën, por kam përshtypjen se mund të keni më shumë probleme me dosjet që Adriatik Llalla po çon përpara. Ftesa ime është që ti thërrasim arsyes dhe të pozicionohemi jo përkundrejt një individi, por që ti thërrasim arsyes. Ftesa është edhe politike sepse në qoftë se do të hidhni këtë hap të gabuar kushtetues dhe mbi të gjitha politik, do të acaroni klimën politike në vend, kur nuk ka arsye për ta bërë.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakFqinja vigjilente fut në kurth shqiptarin, ajo që ndodhi më pas 'e fundosi'
Artikulli tjetërDekriminalizimi, asnjë grua e zgjedhur nuk preket nga zbatimi i ligjit

2 KOMENTET

    • Pyet Saliun si e zgjodhi Sllobodanken? E provoi komisioni njeher i ngritur posacerishte per kete pune pastaj vendosen te mari Saliu.

PËRGJIGJU