“Partia nuk përfaqësohet nga baza, por nga idetë”/ Zekthi në “Panorama TV” për zgjedhjet lokale: Shumica në mbledhjen e PD kërkonin kandidatë për kryetarë bashkish! S’mundeshim të…

Mar 28, 2023 | 17:45
SHPËRNDAJE

Për analistin Fitim Zekthi, lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka mbështetjen e qytetarëve, pasi sipas tij, ajo penalizohet për shkak të marrëdhënieve me ndërkombëtarët.

fitim-zekthi

Sipas Zekthit, pavarësisht se Berisha mund të ketë bazën e PD-së, ata nuk përfaqësojnë vlerat dhe idetë e kësaj force politike, ndaj edhe nuk do të mund të fitojnë kurrë në zgjedhje.

Duke u ndalur tek mbledhjet e Alibeajt me strukturat e PD-së, Zekthi deklaroi se shumica e demokratëve mbështetën idenë e daljes me kandidatë për kryetarë bashkish, ndërsa një pjesë e vogël kërkuan që të dilet vetëm me kandidatë për këshillat bashkiakë.

Zekthi: Idetë, pikëpamjet, ndërgjegja nuk përfaqësohet nga baza. Ne mbrojmë idetë dhe vlerat, nuk ikim ku shkojnë turmat. Njerëzit kanë ekzekutuar profetë. Në datën 9 shtator 2021, Berisha doli dhe tha se do reformoj PD-në, se kryetari është peng. E tha këtë pas 8 vitesh. Nuk foli kurrë, por kur u pezullua nga grupi. Tha se do mbledhë një Kuvend të pavarur. Nuk është legjitim pasi nuk mund të anashkalohen organet e partisë. Statuti është shkelur nga lëvizja e Foltores.

Dorëheqja e Bashës është e vërtetë. Ajo është e legjitimuar, në regjistrin e partive politike në gjykatë, emri i Lulzim Bashës nuk është hequr se në regjistrin e kryetarëve të partisë, futet një kryetar i ri që zgjidhet. Përsa kohë nuk ka një kryetar të ri të zgjedhur, nuk mund të futet në regjistrin e gjykatës. Dosja e PD-së, nuk ka qenë në gjykatën e Tiranës, por në Gjykatën e Apelit.

Për Vaun e Dejës është marrë ky vendim. Gjatë gjithë ditës, Kryesia pardje ka vendosur që të thirret kandidatja në Tiranë, të bisedohet me të, në mënyrë që për shkak të gjendjes së elektoratit, ne do donim të fitojë bashkia nga zoti Zef Hila. Ai është një demokrat, pavarësisht se është i Foltores. Ne biseduam me kandidaten tonë, dhe u ra dakord që t’i lihet hapësirë Zef Hilës.

Legjitimiteti i PD-së është me Alibeajn, menjëherë Kryesia, Bardhi dhe të tjerë thanë që ne i shtrimë dorën të gjithë atyre që menduan ndryshe nga ne. Çfarë ndodhi? U tha Alibrava, Alibasha. U reagua në këtë mënyrë.

Pyetje: Nuk do ishte e udhës që të garohej për Këshillat Bashkiakë?

Zekthi: Në Kryesinë e PD-së, kjo ka marrë vetëm 25% të votave. Vetë degët, psh në Tiranë, ata kërkonin kandidatë. Është një situatë që nuk ka një zgjidhje të qartë, të saktë. Është një ekuacion që ka shumë ndryshore. Është e vështirë, është një ekuacion diferencial, s’mund ta gjejmë dot zgjidhjen e vetme. Nga lëvizja e Foltores, jo vetëm kryetari, por edhe anëtarët e grupit parlamentar nuk dalin të takojnë një njeri në Perëndim. PD duhet të jetë gjallë, të mbrohen vlerat konservatore.

Një parti që izolohet ndërkombëtarisht, një parti që thotë se është bërë një komplot ndërkombëtar, për të më asimiluar nga Rama, unë mendoj se nuk mund të fitojë kurrë zgjedhjet. Këto lëvizje bëhen sepse këta që i mbartin këto vlera, shoqëria nuk i pranon, këta ndërtojnë narracione me komplote gjigante ndaj tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura