“Partia më e madhe më 14 maj ishte ajo e bojkotit”- Lulzim Basha: Sistemi është i skaduar! Janë tre persona që duan monopolin mbi politikën! Berishën e kam lënë pas

Jun 4, 2023 | 19:18
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Kamzë ngriti shqetësimin e pjesëmarrjes shumë të ulët të të rinjve në votime më 14 maj.

basha me te rinjte

Sipas Bashës, kjo ishte një përgjigje që rinia i dha një politike të skaduar, ndërsa theksoi se “partia më e madhe më 14 maj ishte partia e bojkotit, ku spikat mungesa e votës së të rinjve”.

“Ajo që na pret nuk i takon vetëm strukturave të PD, por të gjithëve qytetarëve dhe rinisë, sepse e ardhmja është e juaja.

Më 14 dhatë një mesazh shumë të fortë, pjesëmarrja ka qenë 13% e votuesve për herë të parë. Kjo është përgjigja që rinia i jep një politike të skaduar.

A ka një rrugë për t’ja rikthyer rinisë shpresën? Për t’jua kthyer fuqinë e votës qytetarëve? Unë jam i bindur që po. Kjo rrugë nis duke rivendosur konkurrencën.

Është e vështirë sepse e kanë bërë të vështirë ata që në 2008 krijuan një sistem zgjedhor që heq mundësinë për rininë të zgjedhin, por edhe të zgjidheni. Partia më e madhe më 14 maj ishte partia e bojkotit, ku spikat mungesa e votës së të rinjve. Jemi në një plagë të hapur prej kohësh. Një plagë që e bën më të vështirë vallja që hedh kundërshtari politik.

Para se të drejtojmë gishtin tek manipulimet zgjedhore të kësaj qeverie, duhet ta drejtojmë nga vetja jonë. Sikundër edhe për mënyrën që mund ta bëjmë atraktive politikën. Politiken të keqe apo të mirë e bëjnë politikanët”, tha Basha.

Ndërkohë i pyetur për Berishën, Basha u shpreh se se tashmë e ka lënë pas, duke ftuar edhe të rinjtë që ta lënë pas.

“Me sulmet ndaj meje po mundohet të heqë vëmendjen nga përgjegjësia për humbjen e 14 majit. Mundësia e dytë, që nuk përjashtohet është që ta ketë humbur fare, pasi shpartalloi armiqtë e jashtëm, po përpiqet të shpartallojë edhe miqtë e brendshëm. Unë e kam lënë pas tashmë, dhe ju ftoj që edhe ju mos harxhoni kohë me të”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura