Partia Demokratike hap zyrtarisht nesër fushatën elektorale. Ja vendi që ka zgjedhur

Mar 24, 2021 | 13:44
SHPËRNDAJE

Dita e nesërme shënon zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kështu, Partia Demokratike ka vendosur që takimin e parë ta zhvillojë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00.

basha-2

Në këtë ceremoni, së bashku me krydemokratin Lulzim Basha, do të jenë të pranishëm edhe të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, në 12 qarqet e vendit.

Një orë më vonë, në Sheshin “Skënderbej” do të hapë fushatën edhe Partia Socialiste.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një shkresë Kryeministrisë, ministrive, bashkive, partive politike dhe kandidatëve të pavarur, ku u kërkon të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura