‘Paratë po shpërdorohen për koncensione’/ Vasili nga tryeza për shëndetësinë: Banda e Rilindjes po demotivon mjekët

Mar 31, 2023 | 11:18
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili nga tryeza për shëndetësinë me mjekët tha se këta të fundit nuk duhet të bëhen pjesë e propagandës nga qeveria dhe mos të heshtin kur nuk vlerësohen nga ana financiare.

Capture

Vasili tha se ‘Banda e Rilindjes’ po i shkakton një dëm të madh shëndetësisë, pasi paratë po shpërdoren nëpër koncesione.

Sakaq theksoi se sot sistemi shëndetësor po kemenaxhohet shumë, duke humbur të gjitha arritjet që ishin bërë deri 10 vite para.

“Sot kemi një sistem parësor të keqmenaxhuar, centralizuar duke humbur të gjithë arritjet që kemi pasur më herët. Ne u shkëputëm nga duart e ministrisë që bënte të gjitha llojet e tenderat, arsye e madhe është që jemi sot këtu është se personeli mjekësor duhet të motivohet nga ana financiare dhe të moskeqpërdoret. Mjekët nuk duhet të bëhen pjesë e propagandës dhe të mbyllin gojën, të gjithë vështrimin tonë që nga financimi, faturat e korrupsionit me nevojat na tregojnë se në ministri mund të bëhet shumë. Mos të shpërdorohen në mënyrë të tmerrshme paratë në koncesione. Skanerët dhe rezonancat më herët ishin në nivel të lartë, ndaj të gjitha mundësitë ekzistojnë kur paratë shkojnë ku duhen. Kjo bandë po i bën dëm të madh shëndetësisë shqiptare. Ne kemi pasur disa arritje të shënuara që matin sistemet shëndetësore në botë, siç është ulja e vdekshmëritë foshnjore. Teknologjitë shkuan deri në skajet më të largëta të vendit. Qytetarëve iu dha ndihmë dhe afër banesave, pra mundësitë ekzistojnë. Kjo situatë do të normalizohet me rikthimin në pushtet”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura