Parandalohet ngjarja kriminale në Elbasan, një person i armatosur me kallashnikov u ndoq nga policia dhe… Hodhi armën kur pa efektivët

May 26, 2023 | 9:30
SHPËRNDAJE

Një ngjarje kriminale është parandaluar në qytetin e Elbasanit.

policia-elbasan-770x433-1

Një person i armatosur me kallashnikov dhe fishekë në fole gati për qitje është pikasur nga efektivët.

Ai ndodhej në afërsi të zonës së quajtur ish Sporti i Vjetër dhe policia është vendosur në ndjekje të tij.

Sapo ka parë policinë, ai ka hedhur armën që është sekuestruar nga blutë e Elbasanit.

Ndërsa ky shtetas, i cili është identifikuar, është shpallur në kërkim nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura