“Papa Piu XII e dinte për Holokaustin!” Letra nga arkivat e Vatikanit që rrëzon qëndrimin e Selisë së Shenjtë

Sep 17, 2023 | 16:39
SHPËRNDAJE

Papa Piu XII dinte detaje rreth përpjekjes naziste për të shfarosur hebrenjtë gjatë periudhës së Holokaustit, bazuar në letrën e gjetur në arkivat e Vatikanit, e cila bie ndesh me qëndrimin zyrtar të Selisë së Shenjtë, në kohën kur informacioni ishte ende i paverifikuar.

Arkiva

Letra u zbuluar nga një arkivist brenda Vatikanit dhe u bë publike me inkurajimin e zyrtarëve të Selisë së Shenjtë, shkruan Reuters. Sipas arkivistit, rëndësia e letrës ishte e madhe dhe një rast unik pasi tregon se Vatikani në fakt kishte informacion se kampet e punës ishin fabrika vdekjeje.

“Risia dhe rëndësia e këtij dokumenti rrjedh nga një fakt: tani kemi sigurinë se Kisha Katolike në Gjermani i dërgoi Papa Piut XII një lajm të saktë dhe të detajuar për krimet që po kryheshin kundër hebrenjve”, tha arkivisti

E shkruar më 14 dhjetor të 1942, nga At Lother Koenig, një jezuit në rezistencën antinaziste në Gjermani, letra në fjalë i drejtohej sekretarit personal të Papës në Vatikan, At Robert Leiber, gjithashtu gjerman.

Arkiva 2

At’ Koenig shkruan se burimet i kishin konfirmuar se rreth 6000 polakë dhe hebrenj vriteshin në ditë në “furrat SS” në kampin Belzec pranë Rava-Ruska, i cili atëherë ishte pjesë e Polonisë së pushtuar nga gjermanët dhe tani ndodhet në Ukrainën perëndimore.

Letra i referohej edhe dy kampeve të tjera naziste, atij në Aushvic dhe Dachaut, si dhe sugjeronte se kishte të tjera komunikata midis Koenig dhe Leiber që ose janë zhdukur ose nuk janë gjetur ende.

Lidhur me Holokaustin, mbështetësit e Papa Piu-t thonë se ai punoi në prapaskenë për të ndihmuar hebrenjtë dhe nuk foli për të parandaluar përkeqësimin e situatës për katolikët në Evropën e pushtuar nga nazistët. Ndërsa kundërshtarët e tij thonë se atij i mungonte guximi për të folur për informacionin që kishte, pavarësisht lutjeve nga fuqitë aleate që luftonin Gjermaninë.

Letra ishte ndër dokumentet që arkivisti tha se mbaheshin në mënyrë të rastësishme në Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit dhe i ishin dorëzuar vetëm së fundmi arkivave qendrore, ku ai punon.

Ndërsa drejtoresha e Programeve Akademike Ndërkombëtare në Muzeun Përkujtimor të Holokaustit në Uashington DC thotë për Reuters se ‘Kisha nuk ka frikë nga historia’, ndërsa Papa Françesku urdhëroi hapjen e arkivave të kohës së luftës në vitin 2019.

“Ekziston një dëshirë dhe mbështetje për një vlerësim të kujdesshëm të dokumenteve nga një perspektivë shkencore – qoftë të favorshme apo të pafavorshme në atë që dokumentet zbulojnë,” tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura