“Palët të zbatojnë asociacionin”/ Tensionet në Veri, Bumçi për Panorama TV: Rama izoloi Kosovën duke mbështetur ‘Open Balkan’ dhe Vuçiçin

May 30, 2023 | 14:43
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku tha se mes dy shteteve duhet të zbatohet marrëveshja për asociacionin për të ç’tensionuar situatën.

Bumçi tha se një rol negativ në këtë situatë ka dhënë dhe kryeministri Edi Rama me mbështetjen dhe marrëdhënien e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe duke mbështetur nismën ‘Open Balkan’, pasi në këtë mënyrë izoloi dhe Kosovën.

“Asociacioni gëzon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ka një larmi elementësh për të mbrojtur minoritetin, Kosova mund të zbatojë një prej këtyre formualave. Kurti ka arritur dy marrëveshje, për asocicacionin dhe aneksin në Ohër, kërkon të ketë një qëndrim të balancuar. Asosciacioni mund të përbëjë një rezik, si rrepublika Stërpaska. Por bashkëpunimi mes komunave nuk duhet të pengohet, Këshilli i Europës ka shembuj të shumtë dhe është parë kusht i domosdoshëm për normalizimin e madhënieve, nuk duhet të ketë më vonesa. Është e vërtetë që ka përpjekje për shkëputjen e Serbisë nga Rusia, disa qëndrime shihen më afër Serbisë dhe larg Kosovës. Askush nuk mund të dalë kundër asociacionit dhe Kosova duhet ta zbatojë, ky është momenti më i mirë për ta arritur këtë. Lufta në Ukrainë solli dobësimin e Serbisë, dhe nuk duhet të merret e mirëqënë se duhet të jetë kështu.

Pas pavarësisë së Kosovës, Serbia rikuperoi dhe vendosi të vinte në përpjekje kufijtë e Kosovës. Kosova duhet të veprojë, ka vëmëndjen e Kosovës dhe të avancojë me asociacionin, si kusht që shteti të avancojë me integrimin e plotë në KiE. Veriu i Kosovës, popullohet nga pakica serbe dhe nuk mund të vendosin një precedent që do sillte destabilitet. Po i jepet mundësi pakicës serbe brenda praktikave të Këshillit të Europës, për të arritur një normalizim dhe të njihet pavarësia e Kosovës nga Serbia. Nuk kemi parë avancim të marrëdhënies pas marrëveshjes së 2013, një rol negativ ka luajtur kryeministri Rama duke dobësuar Kosovën me marrëdhënien që ka direkt me Vuçiç. Dëmin Rama e ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve, edhe aleatët më të ngushtë janë shprehur kundër, e ka konsideruar Kosovën si vëlla i vogël. Kur ishte kryeministër Berisha u arrit marrëveshja Kosovë-Serbi. Edhe strukturat e opozitës kanë mbajtur qëndrim për këtë çështje, duke nisur nga Berisha e deputetë. Rama izoloi Kosovën duke mbështetur nismën për Ballkanin e hapur”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura