Opozita protestë para Bashkisë së Tiranës, Teliti: Institucioni i mbyllur në ditë pune. Nuk jemi të varfër, por të vjedhur

Apr 19, 2024 | 11:36
SHPËRNDAJE

Opozita ashtu siç kishte paralajmëruar, ka nisur protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti në fjalën e tij është shprehur se  institucioni është mbyllur sot, kur duhet të ishte në punë për të dëgjuar hallet dhe problemet e qytetarëve.

Ai theksoi se qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, nuk janë të varfër, por janë të vjedhur.

Teliti: Të rrethuar për të tretën herë nga policia. I kanë vendosur zinxhirin derës, ka mbyllur bashkinë e cila është e qytetarëve dhe jo atij.

Bashkia duhet të jetë e hapur  në ditë punë, sot është e mbyllur. Eshte e mbyllur për t’i dhënë përgjigje halleve të qytetarëve, por për një gjë është e hapur, është e hapur për aferat korruptive. Janë të mbyllur për ju, por të hapur ndaj vjedhjes.

Janë të mbyllur për bizneset, por të hapur për të mbledhur taksa dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur ndaj njerëzve të thjeshtë, por të hapur për të bërë afera me inceneratorë dhe 5D. Jemi të vjedhur, nuk jemi të varfër.

Këta Tiranën nuk e duan, e duan për ta vjedhur, për të bërë tendera e për të ndërtuar kulla dhe nuk i shohin aferat që bëjnë ata që hajnë fiq pas tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura