“Opozita e ka jetike ringritjen”/ Basha sërish në krye të PD? Baçi për Panorama TV: T’i tregojë demokratëve lidhjen me Berishën dhe të pranojë gabimet në 8 vite

Jun 6, 2023 | 13:57
SHPËRNDAJE

Analisti Agim Baçi për Panorama Tv ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se kjo e fundit e ka jetike ringritjen dhe dhënien e një alternative të re për demokratët.

Lidhur me rikthimin e ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha në sferën politike analisti tha se ky i fundit duhet të pranojë gabimet e tij në 8 vite dhe të tregojë lidhjen me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sakaq shtoi se Basha mund të rikanididojë sërish për të qenë lider në PD vetëm duke kërkuar falje dhe qenë i sinqertë me demokratët.

Pjesë nga biseda:

“Jam kundër bulliste të Ramës, jo se ka fituar zgjedhjet por po tallet dhe inkurajon të fortin dhe të ligun. Politika e ka dekurajuar të drejtin, nuk mund të fajësosh popullin dhe ti thuash që je shitur. Nëse dikush ka shkruar tek kundërshtari për 200 euro, do të thotë fyerje. Pse u shit Durrësi dhe jo Kavaja, leximi i 14 majit ishte refuzim për ata që nuk ofruan alternativë. Rama mbajtur të njëjtat vota, pjesa tjetër është pikëpyetje për opozitën. Në këtë lloj pike mendoj që PD duhet të ketë një analizë të qartë”.

Dorëheqja e Alibeajt?

Mund të kishte bërë dhe më mirë, të kishte mbledhur kryesinë dhe të njoftonte dorëheqje. Të gjithë janë përgjegjës, ndaj dhe duhet të zgjidhen me hallka të rëndësishme. Është absurde që PD të jetë varëse në atë që shpreh Berisha. Më falni që e them, unë e kam konsideruar nga ana e Berishës pedofili politike, për ata që menduan se ai do mbante përgjegjësi. Vetëm Berisha mund të përdorë të tjerët. PD mund të ishte riorganizuar më herët, ofrimi i një procedure për të zgjedhur duhet që gjithsecili të mbajë përgjegjësi.

Rikthimi i Bashës, shenjë për rikandidim për kryetar?

A do ta thellojë hendekun më shumë mes grupimeve Fatkeqësisht menaxheri politik i Bashës, ka qenë Berisha. Mbrojtësi më i fortë i Bashës ka qenë Berisha. Mund të ringrerë besimin nëse i thotë hapur se cila ka qenë marrëdhënia me Berishën, çfarë vendime ka marrë me të. Nëse e falin demokratët, është e rëndësishme që kandidati të rikthejë besimin. Pse duhet ta besojnë demokratët? Ka një rrugë, të tregojë të vërtetën dhe të pranojë gabimet e tij, dhe mund ta falin. Opozita e ka jetike ringritjen pasi e ka detyrim ndaj shqiptarëve, mungesa e sinqeriteti e ka bërë këtë pikë kritike, nuk mund të gënjesh pafundësisht. Si ka mundësi që Basha në 8 vite ishte kryetar dhe nuk e ka bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura